top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: ADIL HIZDRI SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ FADIL HUNDËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18, 2024
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Z. Adil Hizdri shtiu me armë ndaj z. Fadil Hunda.

 

Policia ndaloi dorasin.

 

Njoftim | Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

 

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentarer

Gitt 0 av 5 stjerner.
Ingen vurderinger ennå

Legg til en vurdering
bottom of page