top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DUBAI: U ARRESTUA MARKLEN HAKA I DYSHUAR SI ANËTAR I BANDËS SË NIKLËS.

Dubai | Autoritetet e hetimit penal në Dubai ndaluan z. Marklen Haka, kundërshtarin e z. Durim Bami.

 

Z. Haka akuzohet për tentativën e vrasjes së z. Durim Bami, akt kriminal i ndodhur në muajin nëntor të vitit 2020.

 

Akuzat penale ndaj tij u ngritën në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të koduar “Revanshi”.

 

Z. Marklen Haka është pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Niklës”.

 

Para do kohësh atij i shkuan në shtëpi për ta vrarë.

 

Ai mbeti i plagosur, e vdekur mbeti halla e tij, znj. Shpresa Basha.

 

Z. Haka u plagos me një plumb në krah kur gjendej në oborr, bash atëhere kur filluan të shtënat me armë zjarri.

 

Ai u arrestua në muajin janar të këtij viti pas një operacioni ku u arrestuan 19 veta. Më pas u la i lirë.

 

Z. Haka u arrestua për herë të parë kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për vrasje.

 

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së sipërmarrësit Nadien Zeneli, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

 

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes.

 

Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta konsideruar të fajshëm.

 

Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista. Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç.

 

Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë.

 

Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar.

 

Kjo nuk do ishte hera e fundit që z. Haka do të prangosej.

 

Më 12 shtator të vitit 2018 ai u arrestua bashkë me të atin dhe dy veta të tjerë u shoqërua në polici.

 

Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.

 

Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Z. Haka njihet për miqësinë me z. Valter Bami, vëllain e z. Durim Bami, i cili, e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

 

Më vonë, nga miq u kthyen në armiq.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page