DUARTROKITJE DHE BROHORITJE NË SALLËN E GJYQIT PËR ISH-KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU | NUK MUND TË MË FSHINI NGA ZEMRA E KOMBIT - THA AI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 16
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili, u pezullua nga detyra pas arrestimit të tij për akuzat për korrupsion, u duartrokit në sallën e gjyqit ku u mbajt sot një seancë e re dëgjimore në gjyqin e tij, me publikun që këndoi gjithashtu në mbështetje të politikanit, ndërsa ai doli nga salla e gjyqit në burgun Silivri, në periferi të Stambollit, ku ai po mbahet si i paraburgosur.
Një video e botuar nga e përditshmja “Cumhuriyet” tregon z. Imamoglu duke përshëndetur turmën që brohoriste.
Kjo është një nga pamjet e rralla të z. Imamoglu të botuara që nga arrestimi i tij më 19 mars të vitit 2025.
“Vendi po digjet. Ekonomia po shembet. Kombi është i pashpresë. Fëmijët po qajnë. Por ju vazhdoni të kërkoni ndëshkim.
Imazhi im është i ndaluar, zëri im është i ndaluar, mediat sociale janë të ndaluara... por dijeni se nuk mund të më fshini nga zemra e kombit”, tha z. Imamoglu.
Seanca e sotme dëgjimore ishte në lidhje me komentet e tij kritike ndaj prokurorit të përgjithshëm të Stambollit Akin Gurlek, të cilat, prokuroria i tha se ishin kërcënime kundër një zyrtari publik që luftoi kundër terrorizmit.
Pas deklaratave të z. Imamoglu në gjykatë, gjyqtarët vendosën ta shtyjnë seancën dëgjimore deri më 16 korrik të vitit 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments