top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DRONËT RUSË MBI POLONI PARAQESIN RREZIK PËR LUFTË BOTËRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 11
  • 4 min read
ree

Varshavë, Poloni | Një natë me tension të lartë dhe e paprecedentë në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.


Një tufë dronësh rusë shkelën hapësirën ajrore të Varshavës, në atë që shumë udhëheqës perëndimorë e besojnë se ishte një sulm i qëllimshëm nga Rusia - dhe jo një gabim, siç ka ndodhur sporadikisht në të kaluarën - duke filluar të martën në mbrëmje dhe duke përfunduar në agim të ditës tjetër.


Nuk kemi qenë kurrë kaq afër konfliktit që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha me zë të lartë kryeministri polak Donald Tusk, duke njoftuar kërkesën e tij për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s, një mekanizëm konsultimi midis shteteve anëtare në rast të një kërcënimi ndaj njërës prej palëve.


Këtë pasdite, kryeministri u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe disa aleatë, përfshirë Presidentin Emanuel Makron të Francës, Kryeministrin Keër Starmër (Keir Starmer) të Britanisë dhe Kreministren Xhorxha (Giorgia) Meloni të Italisë.


Dënimi i partnerëve për shkeljen e papranueshme ishte unanim, dhe reagimi i Aleancës ishte i shpejtë.


Për të mbështetur mbrojtjen e Polonisë dhe F-16 të saj, NATO ngriti gjithashtu në ajër F-35 holandezë dhe një avion mbikëqyrës italian AWACS, dhe vendosi sistemet gjermane Patriot në gatishmëri maksimale, të cilat, zbuluan dronët rusë pa pasur nevojë të ndërhyjnë për t'i rrëzuar ato.


Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, paralajmëroi Sekretari Rutte, duke i dërguar një mesazh të qartë Presidentit Vladimir Putin.


Ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni përshkallëzimin e luftës që po prek civilët e pafajshëm dhe dijeni se jemi gati”, tha ai.


Nga ana e saj, Kremlini i hodhi poshtë akuzat.


Ata na i atribuojnë provokime çdo ditë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, duke mohuar se kishte shënjestruar objektiva në territorin polak dhe akuzoi Varshavën se po përpiqej të rriste përshkallëzimin.


Ajo gjithashtu deklaroi se dronët në fjalë nuk fluturuan më shumë se 700 km, duke sugjeruar se ata kishin origjinën nga Ukraina fqinje.


Pati 19 shkelje të hapësirës ajrore”, raportoi menjëherë Kryeministri Tusk, dhe se të paktën tre dronë ishin rrëzuar.


Ndërsa orët kalonin dhe me ndihmën e 12000 oficerëve, Ministria e Brendshme në Varshavë njoftoi se kishte gjetur rrënojat e 15 dronëve, kryesisht në Voivodeshipin e Lublinit, në Poloninë lindore.


Një shtëpi dhe një makinë u dëmtuan, por nuk u raportuan viktima ose të lënduar.


Aeroporti i Varshavës mbeti joaktiv për pjesën më të madhe të natës dhe kufiri me Bjellorusinë do të mbyllet në orët në vijim për të përkuar me nisjen e operacioneve të mëdha të përbashkëta ushtarake me Rusinë, të quajtura “Zapad-2025”.


Megjithatë, numri i dronëve dhe shkeljeve të hapësirës ajrore e bën Varshavën të besojë se sulmi ishte i qëllimshëm.


Nuk kemi dyshim se nuk ishte aksidental”, tha Ministri i Jashtëm Radoslau (Radoslaw) Sikorski për shtypin, duke denoncuar një sulm të paprecedentë jo vetëm në tokën polake, por edhe në atë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.


Presidenti Volodimir Zelenski gjithashtu besonte se nuk ishte rastësi që të paktën tetë Shahedë ruso-iranianë u drejtuan drejt Polonisë në një natë që pa edhe një herë qindra dronë të binin mbi vendin e tij.


Presidenti ukrainas paralajmëroi kundër vendosjes së një precedenti të rrezikshëm për Evropën dhe përsëriti propozimin e tij ndaj aleatëve për të krijuar një sistem të përbashkët mbrojtjeje ajrore për të shkatërruar pajisje të tilla.


Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, foli gjithashtu për një akt të qëllimshëm të mundshëm, ndërsa Gjermania përjashtoi me vendosmëri gabimet ose aksidentet në trajektore.


Dronët ishin drejtuar qartë në hapësirën ajrore polake”.


Komenti i Kancelarit Fridrish Merc (Friedrich Merz) ishte i ashpër.


Rusia ka rrezikuar jetë njerëzore në një shtet anëtar të NATO-s dhe BE-së”, deklaroi ai, duke e quajtur atë një veprim të pamatur.


Ai paralajmëroi gjithashtu se NATO është dhe mbetet gati të mbrohet.


Komenti i Presidentit të ShBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), ishte enigmatik, duke u dukur gjithnjë e më i befasuar - nëse jo i zhgënjyer - nga lëvizjet e Presidentit Putin pavarësisht takimit të tyre ballë për ballë në gusht në Alaskë.


Pse Rusia po shkel hapësirën ajrore polake me dronë? Ja ku jemi” ishte postimi lakonik dhe i fshehtë i tij në rrjetin social virtual “Truth”.


Përmes ambasadorit të tyre në Aleancën Atlantike, Methju Uiteikër (Matthew Witaker), Shtetet e Bashkuara megjithatë siguruan se qëndrojnë krahas aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe janë të përkushtuara për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës.


Gjenerali Keith Kellogg, i dërguari special i Presidentit Tramp (Trump) për Ukrainën, ishte duke shkuar në Poloni kur ndodhi sulmi me dron rus”, raporton enti mediatik “Cnn”, duke cituar një burim të njohur me misionin e tij.


Gjenerali Kellogg, sipas një burimi tjetër të entit mediatik “Cnn” pritet të vazhdojë udhëtimin e tij për në Ukrainë në ditët në vijim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page