top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DREJTUESI SPAK-ut ALTIN DUMANI PRITI NË TAKIM TË NGARKUARËN ME PUNË TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NENSI (NANCY) VANHORN.

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, Nensi (Nancy) VanHorn u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani dhe me drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

 

E Ngarkuara me punë VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe e nxiti strukturën e posaçme të vazhdojë punën e saj të guximshme dhe të udhëhequr nga ndershmëria (integriteti).

 

E Ngarkuara me punë VanHorn theksoi se SPAK-u dhe institucionet e pavarura të Republikës së Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page