
Vlerësimi u bë sot (9 dhjetor 2024) në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Në fjalën e tij, sekretari Blinken tha: “Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha sekretari Blinken.
Më tej sekretari Blinken tha: “Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe t’i mbështesim ata.
Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë.
Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios