DREJTUESI I FUSHATËS SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË KRIS LASIVITA (CHRIS LACIVITA): VJEDHJA E VOTAVE NË SHQIPËRI BËHET ME MIRËSJELLJE TË QEVERISË SË DROGËS TË EDI RAMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Në një postim në platformën sociale virtuale Iks (X), drejtuesi i fushatës së subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, Kris LaSivita (Chris LaCivita), reagoi ashpër lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri.
Z. LaCivita botoi një video, që sipas tij tregon mënyrën se si po manipulohen zgjedhjet.
“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan ai.
Videoja është e njëjtë me atë që Partia Demokratike e Shqipërisë botoi më herët, ku disa veta që dyshohet të jenë pjesë e administratës publike, shfaqen brenda një zyre të lidhur me ish-deputetin subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Erion Braçe.
Pasi filmohen, ata largohen me shpejtësi nga ambienti, duke marrë me vete dokumente, çanta dhe materiale të tjera që PDSh-ja i konsideron prova të manipulimit zgjedhor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments