top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA KREU TAKIM ME MATURANTËT NË SHKODËR | U BËRI THIRRJE TË STUDIOJNË NË AKADEMINË E SIGURISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 3
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Ilir Proda, kreu një vizitë në Shkodër.


I shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe nga drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, Drejtori Proda zhvilloi takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës.


Takimi pati si objektiv sensibilizimin e të rinjve për të zgjedhur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, për studimet “Bachelor”.


Policia nuk është thjesht një profesion, Policia është një mision, i vështirë, por jashtëzakonisht fisnik.

 

Qëllimi i këtij misioni është t’iu shërbesh qytetarëve, si dhe të mbrosh jetën dhe pronën e tyre.


Nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh mundësinë për t’iu shërbyer qytetarëve.


Policia përherë ka nevojë për fytyra të reja, për energji të reja, për një imazh të ri.


Ndaj ju ftoj që të zgjidhni Akademinë e Sigurisë! Zgjidhni Fakultetin për Sigurinë dhe Hetimin!


Policia e Shtetit ju pret, Shqipëria ka nevojë për ju. Bashkohuni me ne, sepse siguria është mision që kërkon zemër!


Tashmë Policia e Shtetit është më e konsoliduar, e mirëtrajnuar, e besueshme dhe e barabartë me policitë homologe.


Gjithashtu, është më e mirëpaguar dhe e pajisur me mjete logjistike bashkëkohore.


Akademia e Sigurisë është e certifikuar nga Ministria e Arsimit, si dhe nga akademitë europiane dhe amerikane, me module të standardizuara ndërkombëtarisht”, tha drejtori Proda.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page