DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DREJTUES MADHOR ILIR PRODA PRITI NË VIZITË PUNE ZV/PRESIDENTEN E ZYRËS FEDERALE KRIMINALE TË GJERMANISË (BKA) MARTINA LINK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 16
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një vizitë pune:
1- Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), znj. Martina Link.
Ajo ishte e shoqëruar nga:
1- Z. Markus Koths.
2- Zyrtarë të tjerë të lartë.
Në qendër të takimit ishte forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Drejtori Proda shprehu vlerësimin për kontributin e BKA-së dhe theksoi se:
1- “Partneriteti ynë është ndërtuar mbi besim dhe transparencë. Bashkëpunimi ynë është dëshmi se krimi i organizuar luftohet vetëm përmes aleancave të forta ndërkombëtare. Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim”.
Zëvendëspresidentja Link deklaroi se:
1- “Ju vlerësoj për rezultatet dhe profesionalizmin tuaj. Projekti ORKA është një model bashkëpunimi të suksesshëm, sidomos për shkëmbimin efikas të informacionit në fushën e krimit të organizuar. BKA do të vijojë mbështetjen dhe do të intensifikojë iniciativat e përbashkëta”.
Të dy palët u dakordësuan për thellimin e bashkëpunimit në hetimet financiare dhe sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale.
Drejtuesi i Lartë Neritan Nallbati kërkoi mbështetjen e BKA-së për trajnimin e stafit në fushën e krimeve kibernetike.
Takimi u pasua me diskutime teknike mes përfaqësuesve të BKA-së dhe strukturave të Departamentit të Policisë Kriminale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments