top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DREJTUES MADHOR ILIR PRODA VIZITOI KOSOVËN: U PRIT NGA HOMOLOGU KOLONEL GAZMEND HOXHA.

Prishtinë, Kosovë | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor Ilir Proda, vizitën e parë jashtë vendit, si Drejtor i Përgjithshëm, po e zhvillon në Policinë e Kosovës.

 

Në takimin prezantues, drejtori Proda u prit nga homologu i tij, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

 

Gjatë takimit, drejtorët Proda dhe Hoxha, të shoqëruar nga drejtues të lartë të policive përkatëse, diskutuan mbi mënyrat si mund t’i sinkronizojnë më shumë kontrollet dhe veprimet operacionale, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e lëvizjes së sigurtë të shtetasve, mjeteve dhe mallrave.

 

Drejtorët theksuan se këto qëllime të përbashkëta, madhore, mund të arrihen vetëm nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të implikuar në trafiqe të paligjshme.

 

Më tej, drejtuesit e 2 policive u dakordësuan për eliminimin e burokracive në metodat e veprimit gjatë punës policore, si dhe për shtimin e hetimeve proaktive në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në të dyja vendet, elemente të cilat do të mundësojnë finalizimin e një sërë operacionesh policore, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

 

Takimi u përmbyll me zotimin e 2 drejtorëve, për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit në të ardhmen dhe për zgjerimin dhe në fusha të reja me interes të përbashkët.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page