top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR ILIR PRODA PRITI SOT NË NJË TAKIM AMBASADORIN E KATARIT NË SHQIPËRI SHKËLQESINË E TIJ JABOR ALI H.A. AL-DOSARI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Jabor Ali H.A. AL-Dosari.

 

Në qendër të takimit ishte prezantimi mes palëve dhe diskutimi mbi ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe perspektivat e tij në të ardhmen.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira diplomatike mes Shqipërisë dhe Katarit, duke shprehur vullnetin e tij për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe shkëmbimit të eksperiencave.

 

Strukturat e Policisë së Shtetit mbeten të hapura për bashkëpunim në të ardhmen, sidomos në drejtim të zhvillimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira”, deklaroi drejtori i përgjithshëm Proda gjatë takimit.

 

Ambasadori i Katarit, AL-Dosari, e uroi drejtorin e përgjithshëm të Policisë për detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e saj në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e parametrave të sigurisë.

 

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për ta intensifikuar atë në të ardhmen.

 

Në këtë kontekst, ambasadori AL-Dosari sugjeroi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy palëve, me qëllim që ky bashkëpunim të bëhet më i thellë dhe më efektiv në fusha të përbashkëta interesi.

 

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për realizimin e trajnimeve dhe vizitave studimore mes palëve, për të lehtësuar shkëmbimin e eksperiencave profesionale.

 

Në fund të takimit, ambasadori e ftoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për një vizitë zyrtare në Katar, ftesë që u mirëprit nga drejtori Proda, i cili, e cilësoi atë si një mundësi të rëndësishme, për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin institucional mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page