
Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Republikës së Shqipërisë Florian Sulejmani së bashku me përfaqësues të institucionit morën pjesë në konferencën e Europol-it me temë “Të drejtat themelore në zemër të policimit”, e zhvilluar në datat 21-22 Shkurt në Hagë, të Vendeve të Ulëta.
Mbi 130 pjesëmarrës nga 25 vende anëtare të BE-së dhe 11 vende jo anëtarë diskutuan dhe ndanë përvojat mbi perspektivat e respektimit të të drejtave themelore në polici dhe gjetjen e praktikave bashkëpunuese për të ruajtur besimin midis forcave policore dhe komuniteteve që iu shërbejnë.
Në kuadër të kësaj konference, drejtori i Përgjithshëm Sulejmani zhvilloi edhe një takim zyrtar me drejtorin e Departamentit të Krimit Ekonomik dhe Financiar Europian Burkhard Mühl, ku i prezantoi rolin e Agjencisë në funksion të mbikëqyrjes dhe rezultatet e arritura në këtë drejtim.
Gjatë takimit fokusi u vendos te krijimi i urave të bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Europolit, për shkëmbimin e informacioneve dhe veçanërisht të dhënave të siguruara nga përdorimi i aplikacioneve të enkriptuara Sky ECC dhe EnchroChat, ku përfshihen punonjës të strukturave që Agjencia mbikëqyr.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント