top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DR. KOZETA MILIKU SHKENCËTARJA SHQIPTARE NGA KORÇA MES 5 EMRAVE MË PREMTUES TË KËRKIMIT SHKENCOR NË KANADA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read

Otavë, Kanada | Dr. Kozeta Miliku, me origjinë nga Korça, është përzgjedhur nga enti mediatik “The Globe and Mail” si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, pjesë e listës “Next Generation of Researchers” që evidenton studiues me ndikim në shëndetin dhe mirëqenien publike.


Si pjesë e studimit kombëtar Child Cohort Study dhe pedagoge në Universitetin e Torontos, Dr. Miliku fokusohet tek ndikimi i faktorëve të hershëm jetësorë në shëndetin e fëmijëve.


Kërkimet e saj shkenëcore kanë nxjerrë në pah lidhjen mes konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rrezikut të mbipeshës apo problemeve metabolike në fëmijëri, një çështje që ka hapur diskutime të gjera mbi politikat ushqimore dhe shëndetësore në Kanada.


Dr. Miliku ka përfunduar doktoraturën në Epidemiologji Klinike në Erasmus University Medical Center në Roterdam dhe ka ndërtuar karrierën e saj në Kanada, fillimisht në Universitetin e Manitobës e tani në Toronto.


Ajo vlerësohet jo vetëm për punën kërkimore, por edhe për aftësinë për të komunikuar gjetjet e saj me publikun dhe politikëbërësit.


Dr. Kozeta Miliku përfaqëson një histori suksesi frymëzuese për shkencën shqiptare në arenën ndërkombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page