top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DO TË NJIHEN ME MASAT E SIGURIMIT VETJAK: ALTIN KUKA; ERVIS KUKA; EMAURISIO KUKA; TOMOR ZYKA | AKUZOHEN PËR VRASJEN E VËLEZËRVE KURTAJ.

Fier, Shqipëri | Nën masa të shumta sigurie kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit për tu njohur me masën e sigurisë, autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kurtaj, në Kurjan, në Roskovec, pasditen e 10 shtatorit 2024.

 

Do të njihen me masat e sigurimit vetjak:

1- Z. Altin Kuka.

2- Bashkepunetoret e tij, z. Ervis Kuka, z. Emaurisio Kuka dhe z. Tomor Zyka.

 

Gjykata do të përfaqësohet nga gjytqrja Gladiola Bregu ndërsa prokuroia nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

 

Z. Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

 

Z. Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 shtator 2024), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

 

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page