Dublin, Irlandë | Zi në botën e garave me dy rrota ndërsa Luis (Louis) O'Regan dha frymën e fundit pas një aksidenti në kualifikime.
Aksidenti ndodhi në kuadër të Grand Prix Manx, i cili mbahet në Aizll ov Men (Isle of Man).
Piloti irlandez ka pësuar dëmtime të shumta, pas përplasjes së rëndë që pati, si pasojë e së cilës nuk mundi të qëndronte në këmbë, duke lënë frymën e fundit në moshën 43-vjeçare.
Në një deklaratë, organizatorët thanë: Me pikëllim të madh që organizatorët e Grand Prix Manx mund të konfirmojnë se Luis (Louis) O'Regan, 43 vjeç, ka vdekur pas lëndimeve të marra në një aksident në Kate's Cottage gjatë raundit të tij të parë kualifikues 2024.
Piloti Luis, një irlandez që jetonte në Didkat (Didcot), Angli, ishte një konkurrent me përvojë i Manx Grand Prix që kishte debutuar në Garën Newcomers A Race 2013.
Ishulli i Burrit, një vartësi e Kurorës në Detin Irlandez, është i famshëm për garat e shpejtësisë që zhvillohen atje, të cilat konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme.
Është tipike që lista e viktimave në Ishullin e Burrit (Isle of Man) vazhdon të rritet vit pas viti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Bình luận