top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKUSH DO TË DUHET T’I VERI FRE DHUNËS VERBALE DHE NDOTJES AKUSTIKE TË SHKAKTUAR NGA OBJEKTET E KULTIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Ashtu siç policia rrugore u vendos fre anëtarëve të klasës së halabakërisë kur shkaktojnë ndotje akustike me knusa (kasetofona) me volum të lartë nëpër rrugët e Shqipërisë, ashtu edhe autoritetet shtetërore të shëndetit publik do të duhet t’u vendosin fre objekteve fetare (pa përjashtim) nga mania e tyre për të keqpërdorur teknologjinë për qëllime tejet shqetësuese, për të mos thënë kriminale, dhe kjo, sepse, tek e fundit, shteti shqiptar është laik, nuk është shtet me doktrinë kushtetuese teologjike, nuk njeh as Krishtin, as Muhametin e as Budën e të tjerë të sojit të tyre si gurthemeli të ekzistencës së tij, por, njeh Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

 

Kushdo që është besimtar i devotshëm e di dhe e njeh fort mirë orën se kur do të duhet tu drejtohet objekteve të kultit për të kryer praktikat fetare, të tjerët, as duan t’ia dinë fare në lidhje me klerin dhe me thirrjet e tij për t’u rekrutuar dhe ingranuar në strukturat e tij.

 

Sot, çdokush, e ka një mjet kohëmatës, ndryshe nga koha e sundimit gjakatar 600-vjeçar të sulltan “Pekmezit” - i cili, e ndau shqiptarinë nga Bota e Parë, por jo vetëm, ai ndaloi me kordhë e me jatagan mësimin, shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe, sundim gjakatar i shoqëruar me gjenocid ndaj kombit shqiptar (me vrasje masive, me rrëmbime fëmijësh, femrash e meshkujsh dhe me shitjen e tyre në tregjet e skllevërve) - kur ai ishte mjet për përdorim ekskluziv nga një pakicë e vogël shoqërore.

 

Nuk ka nevojë për kaq grotesk e për kaq dhunë verbale e akustike ndaj një shoqërie tejet tolerante, të cilat, shqetësojnë me qindëra mijëra të moshuar/a e të të pamundur, aq më keq kur ajo ligjërohet në një gjuhë të huaj, në një gjuhë që nuk është shqip, e që çuditërisht dhe pa asnjë bazë shkencore, pretendon se është gjuhë sipërore në raport me gjuhën shqipe.

 

Të vetmit që nuk shqetësohen janë anëtarët e klasës politike sunduese, të cilët, dyert e dritaret i kanë me dopio xham e me pysqyle anti-ndotjes akustike, dhe kësisoj, nuk ua bën veshi tërr.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page