Phenian, Kore e Veriut | Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me delegacionin ushtarak rus të kryesuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksei Krivoruçko (Alexey Krivoruchko).
Kjo raporton agjensia ruse e lajmeve Tass, u raportua nga radio stacioni shtetëror Zëri i Koresë.
Gjatë takimit u diskutua nevoja e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe Federatës Ruse në mbështetje të sigurisë reciproke.
Diktatori Kim theksoi solidaritetin me Rusinë në kontekstin e operacionit ushtarak në Ukrainë dhe shprehu mbështetjen për forcat e armatosura ruse që luftojnë për drejtësinë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë sovrane të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments