top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG UN: DO TË ZBATOJ POLITIKËN MË TË ASHPËR KUNDËR SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS | ÇMENDURIA E RADHËS E DIKTATORIT STALINIST.

Phenian, Kore e Veriut | Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do të zbatojë politikën më të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara.

 

Këto deklarata vijnë më pak se një muaj para se presidenti i zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) të marrë postin e presidentit të SHBA-ës.

 

Rikthimi i z. Tramp në Shtëpinë e Bardhë rrit mundësitë për diplomaci të profilit të lartë me Korenë e Veriut.

 

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, z. Tramp ishte takuar tri herë me diktatorin Kim për bisedime mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

 

Shumë ekspertë, megjithatë, kanë thënë se një rinisje e shpejt e takimeve mes z. Tramp dhe diktatorit Kim ka pak gjasa të ndodhë, pasi z. Tramp fillimisht do të fokusohet në konfliktet në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.

 

Mbështetja e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës po ashtu përbën një sfidë në përpjekjet për të ringjallur diplomacinë”, thanë ekspertët.

 

Gjatë një takimi pesëditor të partisë në pushtet, Partia e Punëtorëve, diktatori Kim e quajti SHBA-ës shtetin më reaksionar që e konsideron antikomunizmin si politikën të tij të pandryshueshme shtetërore.

 

Diktatori Kim tha se partneriteti i sigurisë mes SHBA-ës + Koresë së Jugut + Japonisë po zgjerohet në një bllok ushtarak bërthamor për agresion.

 

Ky realitet tregon qartazi se në cilin drejtim duhet të shkojmë, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të veprojmë”, tha diktatori Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “KCNA”.

 

Takimet e mëhershme mes z. Tramp dhe diktatorit Kim jo vetëm që i dhanë fund retorikës së ashpër dhe kërcënimeve për shkatërrim, por ato krijuan edhe lidhje personale. Megjithatë, bisedimet u bllokuan në vitin 2019 dhe SHBA-ës vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut.

 

Që atëherë, Koreja e Veriut ka përshpejtuar ritmin e testimit të armëve dhe ka intensifikuar prodhimin e raketave bërthamore për të shënjestruar SHBA-ës dhe aleatët e saj.

 

SHBA-ës dhe Koreja e Jugut janë përgjigjur duke zgjeruar stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake dhe në to është përfshirë edhe Japonia.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page