Minsk, Bjellorusi | “Nëse Bjellorusia sulmohet nga NATO, ajo do të përgjigjet menjëherë me armë bërthamore dhe kjo do të çojë në një luftë botërore”, deklaroi diktatori bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke folur në një takim me studentët.
I cituar nga agjencia Belta, kujtoi njoftimin e Putinit për rishikimin e doktrinës bërthamore të Moskës, i cili parashikon një përgjigje me koka bërthamore edhe në rastin e një agresioni kundër aleatit të saj, Bjellorusisë.
“Ne do të përdorim armë bërthamore, ata mund të përgjigjen, dhe po kështu Rusia përsëri”, tha ai.
“As Perëndimi nuk e dëshiron këtë – tha ai – sepse ata nuk janë gati për këtë. Por ne u themi atyre sinqerisht se vija e kuqe është kufiri shtetëror. Nëse shkelet përgjigja do të jetë e menjëhershme, ne po përgatitemi për këtë”, përfundoi ai.
Vitin e kaluar, Moska njoftoi se kishte vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila, qershorin e kaluar mori pjesë në një stërvitje të përbashkët me Rusinë, mbi nivelin e gatishmërisë së tyre për përdorim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments