top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO (NICOLÁS MADURO) I SHPALLI LUFTË WHATSAPP-it | E AKUZON SE PËRDORET NGA FASHISTËT: LAVDËROI TELEGRAM-in RUS DHE WE CHAT-in KINEZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolás Maduro), ka thënë se do t'i rëndojë marrëdhëniet me platformën e komuniukimeve WhatsApp, duke pretenduar se aplikacioni popullor i mesazheve në pronësi të kompanisë amerikane Meta po përdoret nga grupet fashiste për të kërcënuar Venezuelën.

 

Do të ndërpres marrëdhëniet me WhatsApp-in, sepse po e përdorin për të kërcënuar Venezuelën. Dhe pastaj do të fshij WhatsApp nga telefoni im përgjithmonë. Pak nga pak do t'i transferoj kontaktet e mia në Telegram”, tha diktatori çavisto-komunist.

 

Përmes WhatsApp-it po kërcënojnë familjen e ushtarakëve venezuelas. Përmes WhatsApp ata kërcënojnë këdo që nuk flet në favor të fashizmit. Hapi i parë: tërheqje vullnetare, progresive dhe radikale nga WhatsApp”, tha ai, i cili u kërkoi venezuelianëve ta ndiqnin në aplikacionet Telegram dhe WeChat.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page