Karakas, Argjentinë | Qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro, përmes Gjykatës së Lartë, ka thirrur përfaqësuesit e rrjetit social virtual TikTok të Amerikës Latine për të udhëtuar në Venezuelë për një seancë dëgjimore.
Platforma sociale virtuale akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën tre fëmijëve në vend me të ashtuquajturat sfida virale.
“Ne kemi krijuar një marrëdhënie për herë të parë me TikTok në Amerikën Latine. Mendoj se jemi dakord që sfidat duhet të ndalen. Nëse TikTok nuk i ndalon këto sfida të rrezikshme, ligji i Venezuelës do të zbatohet”, tha diktatori çavisto-komunist Maduro në programin e tij televiziv të hënën në mbrëmje.
Thirrja për përfaqësuesit e mediave sociale u lëshua nga Gjykata e Lartë, me kërkesë të Lëvizjes së Familjeve Bolivariane, një organizatë e lidhur me qeverinë.
“TikTok, vdekja e këtyre tre fëmijëve është përgjegjësia juaj dhe do t'ju ndjekë deri në varr”, tha diktatori çavisto-komunist Maduro.
“Do të duhet të përgjigjeni herët a vonë, sepse është krim”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments