Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro) pohoi aleancën e tij të ngushtë me lëvizjet ungjillore gjatë një kremtimi lutjeje që zgjati disa orë në pallatin presidencial në Miraflores dhe u transmetua në televizionin shtetëror, Venezolana de Televisión.
Diktatori Maduro, me gruan e tij në krah, “luftëtaren e parë” Silia (Cilia Flores), mblodhi së bashku zyrtarët më të lartë të qeverisë së tij dhe partisë së tij, PSUV, për të festuar takimin e krishterë për lutjen e falënderimit dhe për paqen e Venezuelës.
Ky është titulli i festës, me burra dhe gra ungjillore fetare nga pjesë të ndryshme të Venezuelës.
“2024 ishte viti i fitores për popullin e Zotit të Venezuelës, i drejtësisë, barazisë dhe dashurisë”, tha diktatori Maduro, pasi u deklarua njeri i lutjes.
“Ne jemi populli i Davidit. Kam fituar dhe do ta fitoj Goliathin me bekimin e Zotit dhe të popullit, sepse unë jam populli”, shtoi ai, duke shprehur admirimin e tij për kishat ungjillore, të cilat i dhanë një “projekt formimi në parimet e krishtera”, i drejtuar në qendrat arsimore, shëndetësore dhe penitenciare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti