Karakas, Venezuelë | Për diktatorin çavisto-komunist të Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, në fakt fashizmi, neofashizmi dhe imitimet e tyre po pushtojnë Evropën.
Drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror Venezolana de Televisión (VTV), diktatori çavisto-komunist Maduro shtoi se është një gjë e pabesueshme, është mbresëlënëse se si fashizmi, neofashizmi dhe imitimet e tyre po përparojnë në Spanjë, duke vënë demokracinë nën presion; në Itali, ku ata kanë fituar pushtet politik dhe në Gjermani, me imitimet naziste që pretendojnë (Adolf) Hitlerin.
Duke iu referuar telefonatës së fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, diktatori Maduro deklaroi se ka një debat në botë për këtë temë (krizën e Venezuelës) dhe përfitova nga telefonata për t'i shpjeguar atij në detaje luftën që Venezuela po e shtyn përpara për të luftuar fashizmin.
“Duhet ta quajmë me emër - saktësoi diktatori çavisto-komunist i Venezuelës - fashizmi është djalli. Askush të mos lejojë shprehjet e intolerancës dhe persekutimit tipike të projekteve fashiste”.
Ai e përfundoi fjalimin e tij të nxehtë në margjinat e një ngjarje kulturore çaviste duke nënvizuar se e gjithë ndërkombëtarja fashiste dhe neofashiste ka vënë në shënjestër xhevahirin e kurorës së Amerikës së Jugut, Venezuelën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments