Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist i Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro është treguar i gatshëm të rifillojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Cila është politika që më mësoi komandanti Çavez dhe cila është politika që kam ushtruar me Shtetet e Bashkuara? Do t'ju thoja dialog, respekt dhe mirëkuptim”, deklaroi diktatori Maduro në një intervistë me gazetarin spanjoll Ignacio Ramonet, të transmetuar nga televizioni Telesur.
“Në këtë anë, në këtë karrige presidenciale, do të jetë Nikolas (Nicolás) Maduro Moro me përvojën e gjithë këtyre viteve dhe gjithmonë i gatshëm të kthejë faqen për marrëdhëniet e respektit, dialogut, bashkëpunimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, me shoqërinë amerikane dhe të gjithë popullin e Venezuelës”, tha presidenti venezuelian.
“Shpresojmë se ky është drejtimi, fati i marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Karakasit”, shtoi diktatoi çavisto-komunist Maduro, duke specifikuar se në çdo rast, fillimisht duhet të presim që presidenti i sapozgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント