top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DHJETË VETA TË AKUZUAR SI ANËTARË TË SHTETIT ISLAMIK U VARËN NË LITAR NË IRAK TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM.

Bagdad, Irak | Autoritetet irakiane varën dhjetë persona të dënuar për terrorizëm mëngjesin e sotëm.

 

Kjo është bërë e ditur nga një burim i sigurisë dhe një zyrtar shëndetësor.

 

Dhjetë irakianë të dënuar për krime terroriste dhe si anëtarë të Shtetit Islamik u ekzekutuan me varje në burgun Al-Hout, në qytetin jugor të Nasiriyah, nën mbikëqyrjen e një ekipi nga Ministria e Drejtësisë”, tha zyrtari i kujdesit shëndetësor.

 

Një burim sigurie konfirmoi më vonë ekzekutimet.

 

Al-Hut është një burg famëkeq në Nasirijah (Nasiriyah), emri arab i të cilit do të thotë “Balenë”, sepse irakianët besojnë se të burgosurit nuk dalin kurrë të gjallë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page