
Kajro, Egjipt | Një detaj thelbësor, i humbur prej kohësh rreth maskës së vdekjes së faraonit Tutankhamun tani po del në dritë.
Maska e vdekjes u zbulua në vitin 1922 së bashku me zbulimin e varrit të pasur të faraonit.
Rezidenca e fundit e faraonit Tutankhamun ndodhet në Luginën e Mbretërve që ndodhet përgjatë bregut perëndimor të lumit Nil.
Maskat e vdekjes u përdorën nga faraonët dhe subjektet në Egjiptin e lashtë dhe ishin një mënyrë për të nderuar të vdekurit.
Dhe ndërsa maska e faraonit Tutankhamun konsiderohet një kryevepër, tani spekulohet se në fakt nuk ishte menduar për të.
Një ekip hulumtues në Universitetin e Jorkut studioi maskën dhe argumentoi se vrimat e veshit japin përshtypjen se në të vërtetë ishte menduar të vishej nga një fëmijë ose një grua.
Teoria e tyre bazohet në faktin se për shkak se ai vdiq në moshën 18-vjeçare dhe kaq papritur, është e mundur që maska që u përdor përfundimisht nga faraoni të ishte menduar për dikë tjetër.
Faraoni sundoi nga mosha e butë nëntë vjeç deri në vdekjen e tij në 1323 para Krishtit.
Duke folur për entin mediatik britanik Posta e Përditshëme (Daily Mail), profesor Joann Fletcher tha: “Babai i tij ishte i pari që ndërroi jetë. Kjo maskë nuk ishte bërë për një faraon mashkull të rritur. Kur ari u krahasua, ata zbuluan se fytyra është prej një ari krejtësisht të ndryshëm nga pjesa tjetër”.
Ekipi gjithashtu ekzaminoi të dhënat origjinale nga gërmimet e vitit 1922 të varrit të faraonit Tutankhamun.
Në raportin e tyre ata u fokusuan në vrimat në maskë, duke argumentuar se shpimet në maskën e faraonit Tutankhamun ishin të destinuara për një faraoneshë dhe jo për një faraon.
Jo vetëm kaq, ka edhe dëshmi të tjera që tregojnë se varrimi i faraonit mund të ketë qenë i nxituar.
Studiuesit që eksploruan varrin e tij vunë re se kishte njolla bojë të dukshme në mure.
Kjo do të thotë se ka mundësi që muret të mos jenë tharë deri në momentin e vulosjes së varrit.
Është gjithashtu e dukshme se varri i faraonit Tutankhamun është shumë më i vogël se sa do të pritej për statusin e tij.
Sipas profesor Fletcher: “Ky është varri që ishte menduar për faraonin Tutankhamun. Për të thelluar enigmën, muret e varrit të faraonit Tutankhamun janë të mbushura me pika të errëta, të cilat, dhjetëra ekspertë tregojnë se boja ishte ende e lagur kur varri u vulos, duke sugjeruar natyrën e nxituar të përfundimit të tij”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments