top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DER SPIEGEL: KANCELARI SHOLC (SCHOLZ) DËSHIRON TË BLLOKOJË PAKETËN E RE TË NDIHMËS USHTARAKE PREJ 3 MILIARDË DOLLARËSH PËR UKRAINËN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Berlin, Gjermani | Kancelari gjerman Olaf Sholc (Scholz) dëshiron të bllokojë dërgimin në Forcat e Armatosura të Ukrainës të një pakete ndihme ushtarake me vlerë tre miliardë euro të kërkuar nga ministrat e Jashtëm, Annalena Baerbock dhe ministrat e Mbrojtjes, Boris Pistorius”, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”, duke cituar burime brenda Partisë Socialdemokrate (SPD), të cilat, kanë nënvizuar se mosmarrëveshja mes kancelarisë dhe dy ministrive po vazhdon prej javësh.

 

Paketa përfshin tre bateri dhe municione kundërajrore Iris-T, raketa të drejtuara Patriot, dhjetë tanke dhe municione artilerie.

 

Sipas asaj që u raportua për “Der Spiegel”, kancelari nuk dëshiron të njoftojë dërgesa të mëtejshme të armëve në mes të fushatës zgjedhore federale, sepse kjo mund të largojë votuesit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page