top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETIT NËN HETIM PENAL SALI BERISHA IU SHFUQIZUA MASA E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË SHTËPI” | VENDIMI U MUAR NGA GJYQTARJA E GJKKO-së FLOJERA DAVIDHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2024
  • 2 min read

Updated: Nov 28, 2024

Tiranë, Shqipëri | Deputetit nën hetim penal Sali Berisha iu shfuqizua masa e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi”.

 

Vendimi u muar nga gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi.

Kundër vendimit të saj doli Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila, do të ankimojë vendimin.

 

Deputeti nën hetim penal Sali Berisha ndodhej në masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, konkretisht me masë sigurimi prej 331 ditësh.

 

Masa e arrestit në shtëpi iu shqiptua nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka, pasi, deputeti nën hetim penal Sali Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë, atë të “detyrim paraqitjes”.

 

Pas ankimimeve në gjykatat më të larta vendimi i gjytqares Irena Gjokës për ndryshimin e masës së sigurimit vetjak nuk u pranua.

 

Vendimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.


Deputeti nën hetim penal Sali Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportive “Partizani”.

 

Nën hetim penal për këtë çështje është dhe dhëndri i tij, z. Jamarbër Malltezi, i cili, ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page