top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETI SHQIPTAR NË SERBI SHAIP KAMBERI PARALAJMËRON SE SERBIA PO KRIJON KUSHTET PËR FILLIMIN E LUFTËS SË TRETË BALLKANIKE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lugina e Preshevës, Serbi | Në seancën e parë të jashtëzakonshme të parlamentit serb në këtë përbërje, sot, pikë e parë u shtrua vendimi për aprovimin e “Deklaratës për mbrojtjen  e të drejtave nacionale dhe politike  dhe të ardhmen e përbashkët të populit serb” të aprovuar fillimisht në “Saborin gjithë serb”, të mbajtur më 8 qershor të këtij viti.

 

Si dokument politik e propagandistik, Deklarata, shpreh qëndrimin imperialist të politikës aktuale serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duke vazhduar me ngulm mohimin e realitetit aktual, marrëveshjeve të arrituara me Kosovën, dhe duke vazhduar të ndjekë politikat imperailiste serbe ndaj Kosovës dhe vendeve tjera në rajon.

 

Bota serbe” nuk ësht projekt kulturor, por, thjeshtë politik me aspirata territoriale ndaj fqinjëve, që, nëse nuk merr përgjigjen e duhur ndërkombëtare do të shkojë drejt Luftës së tretë Ballkanike.

 

Serbia, si një shtet heterogjen, popullsinë e të cilit me 20 për qind e përbjnë pjesëtarët e pakicave, ndërkohë që në kuadër të strategjisë politike imperialiste “Bota serbe” tenton të përdorë pakicën serbe në BeH, Mal të Zi e Kosovë për të shkaktuar kriza, vazhdon të mbetet i vetmi shtet në rajon që me ligj ndalon përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare të pakicave nacionale, ndjek politika diskriminuese ndaj pakicave veçmas ndaj shqiptarëve, dhe në të cilin gjuha e urrejtjes, ksenofobia e fashizmi i hapur ndaj shqiptarëve janë bërë përditshmëri.

 

Në parlamentin serb, iniciativat, që bashkë me deputetët e SDA kam paraqitur për më tepër se një vit, vazhdojnë të mbeten peng (Ligji për pakicat, Ligji për Gjykatat, Ligji për simbolet kombëtare dhe Rregullorja e Kuvendit republikan), ndërkohë që për pakicën e vet organizon seancë të jashtëzakonshme për të aprovuar Deklaratën politike, për të  “mbrojtur të drejtat e popullit serb”, i cili, në realitet, kudo që jeton, edhe ashtu është i privilegjuar, thuhet në një koment të postuar nga deputeti shqiptar në parlamentin e Republikës së Serbisë Shaip Kamberi, në rrjetin shoqëror virtual Facebook.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page