top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETËT ARGJENTINAS BËNË THIRRJE PËR LIRIMIN E 4 UDHËHEQËSVE TË OPOZITËS VENEZUELIANE TË RRËMBYER NGA GRUPET OPERACIONALE TË DUKATATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLA MADURO.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Buenos Aries, Argjentinë | Deputetët argjentinas, në seancën e sotme plenare të Dhomës, dënuan arrestimet pa asnjë urdhër të kolegëve të tyre venezuelianë Dinjora (Dignora) Hernández, Fredi (Freddy Superlano), Uilliams (Williams) Dávila dhe Ameriko De Gracia (Américo De Grazia).

 

Në vendet e tyre në parlament ata shfaqën postera me fotografi të katër udhëheqësve të opozitës venezueliane me mesazhin “Të rrëmbyer nga grupet operacionale të diktaturës Maduro”.

 

Aktivistja dhe sekretarja e përgjithshme e Forumit Argjentinas për Mbrojtjen e Demokracisë, Elisa Trotta Games, promotore e nismës, i falënderoi ata për mbështetjen e tyre për kauzën e demokracisë dhe lirisë në Venezuelë.

 

Uilliamsi (Williams), Dinjora (Dignora), Fredi (Freddy) dhe Amerikua (Américo), si dhe secili prej më shumë se dy mijë të rrëmbyerve nga regjimi, duhet të kthehen në rrugë. Ne nuk do të ndalemi së punuari për këtë. Liri për të burgosurit politikë dhe liri për të gjithë Venezuelën”, shkroi znj. Trotta Gamus në rrjetin social virtual Iks (X).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page