DENIS MEÇE U ARRESTUA SI I DYSHUAR PËR VRASJEN E EGLI PROGËS: U ARRESTUAN EDHE VOLTAN SHULKU; ARIAN MANELLARI; LEONIDHA GUÇE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 11, 2024
- 1 min read
Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Meçe, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”.
2- Z. Voltan Shulku, me moshë 40 vjeç.
3- Z. Arian Manellari, me moshë 55 vjeç.
4- Z. Leonidha Guçe, me moshë 47 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprave penale:
a) “Moskallzim krimi”.
b) “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Z. Denis Meçe akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj z. Proga, dhunë e cila i ka shkaktuar vdekjen.
Aktet proceduriale penale në ngarkim të të lartpërmendurve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments