Tiranë, Shqipëri | Z. Denis Meçe, i arrestuar si i dyhsuar për vrasjen e z. Eglantin (Egli) Proga, në Pogradec, ka tentuar të zbusë masën e sigurimit vetjak duke ofruar garanci pasurore 10 milion lekë përmes avokatit të tij.
Kjo kërkesë proceduriale penale u hodh poshtë nga Gjykata e Korçës.
Gjykata e Korçës refuzoi garancinë pasurore të ofruar nga avokati i z. Meçe, duke shqiptuar ndaj tij masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Gjykata e Korçës e argumentoi këtë masë me pretendimin se z. Meçe ka rrezikshmëri të lartë shoqëroe duke përmendur edhe faktin se autori ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments