Athinë, Greqi | Strukturat e policisë greke gjetën të vdekur në rrugë z. Denis Loka, me moshë 28 vjeç.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale janë dy kushërinj të tij, të cilët, njëkohësisht janë edhe vëllezër me njëri-tjetrin, përkatësisht me moshë 17 vjeç dhe 19 vjeç.
Akti kriminal ngjau rreth orës 22:50, kur punonjësit grekë të Policisë Rrugore që ishin duke qarkulluar pranë kryqëzimit të rrugëve Kania (Chania) dhe Patisia, ku edhe gjetën përdhe z. Loka.
Ata e transportuan në spital me auto-ambulancë në spitalin “Evangelismos”, por, ai nuk mundi të mbijetonte dhe për pasojë vdiq.
Më vonë në kohë, dy vëllezërit e dyshuar si vrasës u dorëzuan në komisariatin e Kipselit, ku edhe kallëzuan se ishin ata që e vranë ata z. Loka - duke u vetëkriminalizuar.
Më i vogli prej tyre, ai me moshë 17 vjeç, ka kallëzuar se ishte ai që e goditi z. Loka, ndërsa, sipas tij, vëllai tjetër ishte bashkëpunëtor.
Ata kanë deklaruar se e vranë z. Loka për hakmarrje, sepse, sipas tyre, kur ata ishin të mitur (fëmijë) ai i ka abuzuar seksualisht (në Shqipëri).
Ata deklaruan se kur u takuan debatuan për të kaluarën e tyre, por, diskutimi mes tyre ka agravuar duke sjellë për pasojë plagosjen e z. Loka dhe më pas vdekjen e tij në spital.
Lajm në përditësim, …👇👇👇
Dy vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn e tyre Denis Loka, quhen Enis Loka dhe Aleksandros Loka.
Ata kanë deklaruar se ai i kishte abuzuar seksualish kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 vjeç dhe 6-vjeç.
Autoritetet greke interviztuan edhe babain e z. Enis dhe Aleksandër Loka.
Babai i tyre ka deklaruar se kishte kontaktuar me Denis Loka dhe se ai kishte deklaruar se e kishte pranuar abuzimin seksual ndaj djemëve të tij të mitur.
Sipas tij, z. Denis Loka kishte deklaruar se: “ishin gabime që i bëmë kur ishim fëmijë…”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments