top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEMONSTRATA TË REJA NË STAMBOLL PËR KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË EQREM IMAMOGLU EDHE PSE ATO JANË TË NDALUARA GJER MË 27 MARS; 1 AMERIKAN I VETËDEKLAURUAR SI GAZETAR U DËBUA NGA TURQIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 3 min read

Stamboll, Ankara | Mijëra studentë dhe të rinj po protestojnë në Stamboll kundër arrestimit të z. Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i pezulluar nga detyra pasi u arrestua i akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm.

 

Protesta e studentëve po zhvillohet në parkun Maka (Macka), i cili, ndodhet në lagjen Nisantasi, jo shumë larg sheshit qendror Taksim.

 

Pavarësisht ndalimit të të gjitha demonstratave politike në Stamboll deri më 27 mars 2025, protesta u thirrën edhe këtë mbrëmje para ndërtesës së komunës në Saraçane, ku që nga arrestimi i z. Imamoglu, mijëra njerëz janë mbledhur çdo mbrëmje për të protestuar kundër arrestimit të tij dhe ka pasur përplasje mes forcave të rendit dhe demonstruesve.

 

Vetë z. Imamoglu u bëri thirrje qytetarëve të demonstrojnë në Sarachane në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Që nga 19 marsi i vitit 2025, 1418 të dyshuar janë arrestuar gjatë demonstratave të paautorizuara në qytete të ndryshme turke për të mbështetur kryebashkiakun e Stambollit.


Ndërsa 979 të dyshuar janë aktualisht në paraburgim, 478 persona do të sillen sot në gjykatë për të vërtetuar ose jo paraburgimin e tyre”, tha ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) pas botimit të të dhënave për numrin e përgjithshëm të të arrestuarve gjatë demonstratave, ku u regjistruan përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

 

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar arrestimin e shtatë gazetarëve, të cilët, u arrestuan pasi dokumentuan protesta të paautorizuara në qytetin turk për z. Imamoglu.

 

Sipas mediave lokale, vendimi rrëzoi një vendim të mëparshëm që kishte dhënë lirimin e tyre me kusht.

 

Gazetarët e arrestuar janë fotografi i AFP-së Yasin Gul, fotoreporteri i njohur Bulent Kilic, gazetari i New Ali Onur Tosun, Zeynep Kuray, Kurtulus Ari dhe Gokhan Kam.

 

Gazetarët u arrestuan të hënën, pasi u arritën në agim në shtëpitë e tyre nga policia, të akuzuar për pjesëmarrje në tubime dhe marshime të paligjshme dhe se nuk u shpërndanë pavarësisht paralajmërimeve.

 

Përveç shtatë të cilëve u urdhërua arrestimi, u arrestuan edhe tre gazetarë të tjerë.

 

Vendimi i gjykatës u quajt skandaloz nga Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Unioni Turk i Fotoreporterëve e denoncoi atë si të paligjshëm, të pamatur dhe të papranueshëm.

 

Ndërkohë që fillimisht u vendos që gazetarët të liroheshin me kusht, në dokumentet e gjykatës thuhet se vërtetimi i arrestit ishte i nevojshëm sepse ekzistonte rreziku që gazetarët të iknin pasi të liroheshin.

 

Për shkak të ekzistencës së fakteve që tregojnë se ata kanë kryer krimin për të cilin akuzohen dhe për shkak të mundësisë së rrezikut të fluturimit, mbikëqyrja gjyqësore do të ishte e pamjaftueshme në këtë fazë”, thuhet në dokumente.

 

Kjo është hera e parë që një gazetar i identifikuar qartë është arrestuar zyrtarisht, në ushtrimin e detyrave të tij, sipas këtij ligji kundër tubimeve dhe demonstratave”, tha z. Erol Onderoglu i RSF-së, pas vendimit për z. Akgul i AFP-së.

 

Ky vendim skandaloz pasqyron një situatë shumë të rëndë në Turqi”, shtoi z. Onderoglu.

 

Turqia dëboi amerikanin për pjesëmarrje në protesta.

 

Z. Majkll Entëni (Michael Anthony) Ganoe, një shtetas amerikan, është dëbuar nga Turqia për pjesëmarrje në demonstrata të paautorizuara jashtë Bashkisë së Stambollit në mbështetje të z. Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i pezulluar nga detyra pasi u arrestua për korrupsion.

 

Sipas gazetës “Hurriyet”, z. Ganoe hyri në Turqi më 20 mars 2025 dhe u arrestua pasi mori pjesë në demonstrata, së bashku me një shtetas rumun, të identifikuar si Daniel Aleksander Loktus.

 

Në një video të shpërndarë në rrjetin social virtual “TikTok”, amerikani qëndron para bashkisë së Stambollit dhe fton ndjekësit e tij në WhatsApp të ndajnë videot e tij në Facebook, duke thënë se ai nuk është në gjendje të bëjë transmetime të drejtpërdrejta për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria turke në internet.

 

Z. Ganoe i tha policisë se ai ishte një gazetar i pavarur, por, sipas mediave lokale, nuk u gjet asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

 

Unë e fitoj jetesën duke raportuar në mediat sociale”, u tha shtetasi amerikan forcave të rendit përpara se të dëbohej nga vendi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page