top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DELEGACIONI I BASHKIMIT EUROPIAN NË TIRANË KA REAGUAR NË LIDHJE ME VOTIMIN NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MANDATIN E DEPUTETES OLTA XHAÇKA DUKE E QUAJTUR REZULTATIN SI JO TË DUHUR.

Tiranë, Shqipëri | Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për mediat në lidhje me votimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

 

Në reagimin e tij delegacioni i Bashkimit Europian shpreh shqetësimin për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

 

Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).


Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.


Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.


Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, deklaroi delegacioni i Bashkimit Europian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page