DEKLARATA E G7-ës: ÇPËRSHKALLËZIM I KONFLIKTIT MES IZRAELIT DHE IRANIT; ARMËPUSHIM NË GAZA; IRANI NUK MUND TË KETË KURRË ARMË BËRTHAMORE; IZRAELI KA TË DREJTË TË MBROJË VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17, 2025
- 1 min read

Kananaskis, Kanada | Udhëheqësit e G7-ës, përfshirë presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), kërkojnë çpërshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe një armëpushim në Gaza, sipas një deklarate, e cila, shtoi gjithashtu se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.
G7-ta gjithashtu deklaron se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten.
“Ne do të mbetemi vigjilentë në lidhje me implikimet për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe të gatshëm për t'u koordinuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Së fundmi, udhëheqësit e G7-ës që u takuan në Kanada theksuan rëndësinë e mbrojtjes së civilëve në konfliktet e vazhdueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments