top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEKLARATË: NË LIDHJE ME NJË LAJM ME NATYRË KRIMINALE TË BOTUAR NGA AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX (VOKS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 30
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Para do ditësh Agjencia Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi një lajm që lidhej me plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të një të mituri në shkollën “Gjon Serreçi”, në Ferizaj.

 

Zëdhënësi i Policisë së Republikës së Kosovës, Kanun Veseli, deklaroi se akti kriminal ndodhi në rrugën “Gjon Serreçi”, dhe jo te oborri i shkollës në fjalë (ashtu siç u kumtua prej Agjencisë Telegrafike Vox (Voks)).


Z. Veseli sqaroi se shkolla dhe rruga mbajnë njëkohësisht emërtesën e njëjtë “Gjon Serreçi”.


Nga sa më sipër, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) vendosi ta asgjesojë materialin informues dhe njëkohësisht t’ju kërkojë ndjesë lexuesve për mungesën e saktësisë absolute të tij (lajmi ishte i saktë por vendndodhja e kryerjes së veprës penale nuk ishte e saktë).

 

I duhet bërë e qartë kujtdo, se, lajmi nuk ka pasur si qëllim të dëmtojë reputacionin e sigurisë në sistemin arsimor publik të Republikës së Kosovës, përkundrazi.

 

Nga sa më sipër, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) falenderon kompaninë “Meta Platforms, Inc” për bashkëpunimin në lidhje me çështjen e lartparashtuar, por jo vetëm, një falenderim u shkon edhe të tjerë subjekteve në territorin e Republikës së Kosovës që u përfshinë në verifikimin e lajmit.


Ky është tregues se Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ngjall interes me botimet e saj në arealin shqiptar.


Agjencia Telegrafike Vox (Voks) - me mbi 23 mijë postime në rrjetin social virtual Facebook në funksion të informimit me korrektësi maksimale të publikut - është e hapur për çdo sugjerim, kritikë, kërkesë, ankesë, vërejtje ose deklaratë, në lidhje me veprimtarinë e saj mediatike.

 

Nga z. Erton Duka (Drejtor i Informacionit i Agjencisë Telegrafike Vox).

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page