top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

DANIMARKA NDAU 2 MILIARDË € PËR TË MBROJTUR GRENLANDËN FILL PASI PRESIDENTI I ZGJEDHUR I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PRETENDOI SE KISHTE SYNIME NË ISHULLIN E MADH.

Kopenhagen, Danimarkë | Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen njoftoi një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen e Arktikut, në veçanti të Grenlandës, një rajon i pavarur nën kurorën daneze, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump pretendoi se kishte synime në ishullin e madh.

 

Danimarka do të investojë 12-15 miliardë korona daneze, (gati dy miliardë euro), për të kompensuar një periudhë të kursimeve të mëdha në mbrojtjen e Arktikut gjatë shumë viteve.

 

Ne do të investojmë në mbikëqyrje, në kapacitetin e avionëve dhe si fillim - tha ministri në transmetuesin publik danez - ne do të zëvendësojmë katër anijet aktuale që nuk janë më funksionale me dy anije të reja moderne”.

 

Baza ajrore në Kangerlussuaq më pas do të përmirësohet për të qenë në gjendje të presë F-35 dhe të përdorë dronët për qëllime vëzhgimi dhe monitorimi.

 

Z. Danlld Tramp (Donald Trump) përsëriti dëshirën e tij për të blerë Grenlandën, të cilën, e kishte shprehur tashmë gjatë mandatit të tij të mëparshëm në Shtëpinë e Bardhë në 2019, të cilës, kryeministrja daneze Mette Fredriksen iu përgjigj me një jo të vendosur, duke e quajtur propozimin e Uashingtonit absurd.

 

Për qëllimet e sigurisë kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se zotërimi dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute”, postoi z. Tramp dje në platformën “Truth Social”.

 

Për ministrin danez është një ironi e fatit; Njoftimi i sotëm nuk do të ishte përgjigje ndaj postit të presidentit të ardhshëm amerikan.

 

Ne kemi punuar në këtë plan investimi në Arktik për shumë muaj, kështu që unë kam qenë në dialog me qeverinë e Grenlandës dhe të Ishullit Faroe. Kështu që fakti që po prezantohet tani nuk ka të bëjë fare me njoftimin e bërë nga Danlld Trampi (Donald Trump)”, nënvizoi ministri danez.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page