CONCORDE NR. 1 (AVIONI I FAMSHËM FRANKO-BRITANIK QË SHËNOI HISTORINË E AVIACIONIT CIVIL) U LISTUA NË TRASHËGIMINË HISTORIKE TË FRANCËS | SIMBOL I FORCËS INDUSTRIALE DHE KAPACITETIT TË INOVACIONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 5
- 1 min read

Paris, Francë | Ministrja franceze e Kulturës, Rashida (Rachida) Dati, njoftoi sot se Concorde Nr. 1, avioni i famshëm franko-britanik që shënoi historinë e aviacionit civil, u përfshi në listën e monumenteve historike të Francës.
Ky avion mishëronte forcën industriale dhe kapacitetin për inovacion në fushën aeronautike.
“Ishte gjithashtu një simbol i kapacitetit tonë për bashkëpunim ndërkombëtar”, shkroi ministrja në profilin e saj në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ky avion, një pionier i fluturimeve supersonike, ka mbetur i gdhendur në kujtesën tonë.
Mbrojtja e tij do të na lejojë t'u kalojmë brezave të ardhshëm një shembull unik të njohurive tona aeronautike në një vizion futurist”, tha ajo.
Concorde numër 1 është midis 20 avionëve të prodhuar midis viteve 1967 dhe 1979, nga të cilët 18 ruhen ende në muze aeronautikë dhe institucione të tjera.
Fluturimi i fundit i Concorde ishte në vitin 2003.
Simbol i luksit, teknologjisë dhe “Trente Glorieuses” (ekuivalenti francez i “Mrekullisë Italiane”), avioni reaktiv shënoi historinë e transportit ajror, deri në katastrofën në fillim të mijëvjeçarit.
Më 25 korrik të vitit 2000, Concorde AF4590, gjatë udhëtimit nga Parisi në Jorkun e Ri, u rrëzua menjëherë pas ngritjes në një hotel në Gonesse, një periferi të Parisit, duke vrarë 113 veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments