top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CENSI NDËRKOMBËTAR PËR SHPENDËT UJORË: KARABULLAKU I VOGËL; BAJZA; ÇAFKA E MADHE E BARDHË | TRE LLOJET E SHPENDËVE NË LIQENIN E PRESPËS SË VOGËL.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Korçë deklaroi se përgjatë vitit 2024 Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë dokumentoi të dhëna mbi tre lloje shpendësh, në liqenin e Prespës së Vogël.

 

Sipas AKZM-së, llojet e shpendëve në Parkun Kombëtar “Liqeni i Prespës së Vogël”, janë karabullaku i vogël me 56 individë, bajza me 33 individë dhe çafka e madhe e bardhë me 13 individë.

 

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë është një aktivitet shumë i rëndësishëm, që u zhvillua edhe në Shqipëri vitin e kaluar.

 

Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Ku popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi.

 

Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.

 

Për realizimin e tij kontribuan Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ekspertë dhe vullnetarë të organizatave mjedisore të cilët marrin pjesë rregullisht në këtë moment të rëndësishëm për faunën në Shqipëri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page