top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CËRRIK: U ARRESTUAN AREBEN METANI DHE KLEVIS ZANE | AKUZOHEN SE KANË LIDHJE ME VJEDHJEN E SENDEVE TE ZYRA E SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË NË DEGËN E CËRRIKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 2
  • 2 min read

Updated: May 3

Cërrik, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Metani.

2- Z. Klevis Zane.


Njoftim | Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

 

Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.

 

Sekuestrohen sendet e vjedhura.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:

 

– A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.

 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Zane., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z..

 

Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page