BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT KREU KONTROLLE OBJEKTESH NË ZOTËRIMIN E OLIGARKËVE BASHKIM ULAJ; RROK GJOKA; ILIR SHTUFI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 26, 2025
- 1 min read
Updated: Dec 27, 2025

Tiranë, Shqipëri | Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle në një mori (19 kontrolle) objektesh në zotërimin e oligarkëve:
1- Bashkim Ulaj; Rrok Gjoka; Ilir Shtufi.


Gjithashtu edhe kontrolle në objekte në zotërimin e subjekteve të mëposhtëm:
1- Z. Sajmir Kuçi.
2- Z. Marsel Hoxha.
3- Znj. Jonida Çeço.
4- Znj/znjsh. Sindi Dushku (ish-vartëse e Zv/Kryeministres Belinda Balluku).
5- Znj. Viola Haxhiademi (ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës; tash për tash drejtore e KESH-it).
6- Z. Gentian Gjyli (ish-Drejtor i ARrSh-së).
7- Z. Erald Elezi (ish-Drejtori i KESh-it).




Veprimet proceduriale penale u kryen në kuadër të hetimeve penale paraprake që lidhen me Zv/Kryeministren Belinda Balluku dhe disa prej bashkëpunëtorëve të saj.
Shoqëritë tregtare të oligarkëve të ndërtimit të kontrolluara nga agjentët e BKH-së janë përfituese të tenderëve nga ARrSh-ja dhe KESh-i në mënyra tejet të dyshimta nga pikëpamja ligjore, në mënyra klienteliste dhe korruptive.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit nuk janë lejuar të marrin pjesë në kontrolle sepse konsiderohen jo besnike ndaj sekretit hetimor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments