top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BURIMET IZRAELITE TË SIGURISË THANË SE ISHTE E MUNDUR QË NEGOCIATORËT TË MUND TË FINALIZONIN NJË MARRËVESHJE ARMËPUSHIMI DHE LIRIMIN E PENGJEVE GJATË BISEDIMEVE TË ENJTEN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Burimet izraelite të sigurisë thanë se ishte e mundur që negociatorët të mund të finalizonin një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve gjatë bisedimeve të enjten, në Kajro ose Doha, dhe se marrëveshja mund të zbatohej në ditët në vijim.

 

Këtë e raporton enti mediatik Çenll 12 (Channel 12), duke shtuar se Hamasi do të përfaqësohet në samit (nga negociatorë të tjerë) dhe për këtë arsye do të jetë e mundur që ndërmjetësit të kalojnë mes dy palëve.

 

Në mbrëmje, Hamasi njoftoi se nuk do të dërgojë negociatorët e tij të drejtpërdrejtë për bisedimet më 15 gusht 2024.

 

Sipas raportit televiziv të mbrëmjes së sotme në Çenll 12 (Channel 12), Katari tregoi se një dokument që përmban sqarime nga Izraeli për disa çështje të diskutueshme i është përcjellë Hamasit përpara bisedimeve.

 

Konkretisht, besohet se një marrëveshje mund të finalizohet deri të enjten midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për marrëveshjet për korridorin e Filadelfias përgjatë kufirit Gaza-Egjipt dhe në pikën kufitare Rafah.

 

Ndërmjetësuesit pranojnë kërkesën e Izraelit që Hamasi të mos jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

 

Izraeli i sheh procedurat e sigurisë përgjatë kufirit Gaza-Egjipt si jetike për parandalimin e milicisë islamike që të rifillojë importin e armëve dhe materialeve dhe në këtë mënyrë të ringjallë aftësitë e saj ushtarake.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page