Damask, Siri | Rebelët sirianë kanë liruar mijëra të burgosur politikë nga burgu më i frikshëm i regjimit. Shfaqen prova të torturave sistematike dhe ekzekutimeve masive.
Për dy ditë, mijëra sirianë kanë ndriçuar korridoret e errëta të burgut Sednaia-s me elektrik dore të telefonit.
Ata kërkojnë një derë, një vendkalim sekret, ndonjë të dhënë që mund t'i çojë te të dashurit e tyre të humbur.
Pamjet e kërkimit të tyre të dëshpëruar bënë xhiron e botës: videot që tregonin hyrjen e familjeve në burg dhe lirimin e të burgosurve, disa prej të cilëve ishin shumë të traumatizuar për të folur, u bënë virale në rrjetet sociale virtuale.
Pasi rebelët pushtuan Damaskun, familjet mundën të hynin në kompleksin më të frikshëm të burgjeve në Siri, ku regjimi i Asadit bëri që dhjetëra mijëra kundërshtarë të zhdukeshin.
Burgu ushtarak Sednaia, i mbiquajtur “Thertorja e njerëzve” që ndodhet 30 kilometra larg kryeqytetit, u çlirua të dielën nga forcat opozitare të udhëhequra nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham.
Struktura ishte për vite me radhë simboli më i egër i represionit të regjimit: një vend ku të burgosurit torturoheshin deri në vdekje pas gjykimeve të shfaqjes që zgjatën disa minuta.
Shpresa të rreme dhe dezinformata: Helmetat e Bardha, organizata e mbrojtjes civile të Sirisë, tha të martën në mëngjes se kishin përfunduar kërkimet e tyre në burgun Sednaia.
Pavarësisht thashethemeve të përhapura për praninë e një krahu të nëndheshëm - me nofkën “krahu i kuq” - ku mbaheshin të burgosur të tjerë në gjendje kritike, shpëtimtarët nuk gjetën të burgosur të tjerë apo zona të fshehura brenda kompleksit.
Mbrojtja civile ka ftuar popullatën që të mos krijojë shpresa të rreme ndërkohë që thashethemet dhe dezinformatat vazhdojnë të qarkullojnë.
Megjithatë, përpjekjet kërkimore kanë zbuluar dokumente dhe të dhëna burgjesh që mund të ndihmojnë në rindërtimin e fatit të rreth 136000 njerëzve të arrestuar nga regjimi i Asadit dhe që nuk u gjetën më.
Disa grupe të të drejtave të njeriut kanë nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së këtij dokumentacioni në mënyrë sistematike, gjë që është thelbësore për përcaktimin e përgjegjësisë për krimet e kryera.
“Ne do të paguajmë këdo që mund të na japë informacion mbi burgjet e fshehura kudo në Siri”, tha drejtori i Helmetave të Bardha Raed al-Saleh për entin mediatik Al Jazeera, duke nënvizuar se si do të vazhdojnë hetimet në objektet e tjera në vend.
Arratisja e Asadit në Rusi: Çlirimi i burgut vjen në kulmin e një ofensive të rrufeshme që çoi në rënien e regjimit të Bashar al-Assad, i cili, kishte qenë në pushtet për më shumë se njëzet vjet.
Presidenti sirian iku në Rusi pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund sundimit gjysmë shekullor të familjes Assad mbi vendin.
Ndërsa kryeministri sirian filloi bisedimet për të koordinuar transferimin e pushtetit, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, deklaroi se çdo tranzicion politik duhet të sigurojë që ata që janë përgjegjës për shkeljet e rënda të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, duke nënvizuar duhet të merren të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të gjitha pakicave dhe për të shmangur hakmarrjet dhe aktet e hakmarrjes.
Burgu Sednaia, gjysmë shekulli tortura sistematike: Burgu ushtarak Sednaia ka qenë zemra e sistemit të burgjeve të regjimit sirian për dekada.
E ndërtuar në vitet 1970 nën presidencën e Hafez al-Assad, babait të presidentit aktual të rrëzuar, struktura fillimisht u konceptua si një burg ushtarak.
Me shpërthimin e kryengritjes kundër Bashar al-Assad në vitin 2011, burgu ushtarak Sednaia u bë qendra kryesore për ndalimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë të regjimit.
Struktura, e projektuar për të çorientuar dhe tmerruar, zhvillohet rreth një shkalle spirale që duket se nuk ka fund.
Në qendër të burgut, shkalla është e rrethuar me hekura metalike dhe dyer të mëdha të blinduara që të çojnë në tre krahët e kompleksit, secili i specializuar në forma të ndryshme torture.
Nuk ka dritare nga jashtë, një element arkitektonik i krijuar për t'i bërë të burgosurit të humbasin të gjithë ndjenjën e kohës dhe hapësirës.
Sipas raporteve të Amnesty International, objekti mund të mbante deri në 20000 të burgosur në të njëjtën kohë.
Të arrestuarit dënoheshin nga gjykatat ushtarake në gjyqe që zgjatën mesatarisht nga një deri në tre minuta, duke përfunduar gjithmonë me dënime me vdekje.
Organizata, grupi i analizës së të dhënave për të drejtat e njeriut, i cituar nga enti mediatik Al Jazeera, dokumentoi se 17723 njerëz u vranë këtu vetëm midis muajit mars të vitit 2011 dhe muajit dhjetor të vitit 2015.
Qelitë e ngushta, me madhësi vetëm disa metra katrorë, strehonin më shumë se një duzinë të burgosurish në të njëjtën kohë, të detyruar të flinin me radhë për shkak të mungesës së hapësirës.
“Ajo që doli nga këtu dukej si skelete”, tha Ahmad al-Shnein, duke kërkuar për tre anëtarët e humbur të familjes, për gazetën britanike Rojtari (The Guardian).
Kishte një rregull të heshtjes absolute. Të burgosurit mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve të shkruara në mure.
Në një mur mund të lexohet ende shprehja: “Tab, khadni”, “Mjaft, më merrni”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments