Athinë, Greqi | Të burgosurit e krahut të 4-ërt të burgut të Koridhalosit janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Shkaku i konfliktit lidhej me synimin se se kush do të merrte “udhëheqjen” e repartit specifik, ku mbahen kriminelë zakonisht të dënuar për vrasje.
I ndjeri, 35 vjeç, ishte dënuar për dy vrasje, ndërsa në vitin 2018 ishte arratisur, për t'u arrestuar sërish pas disa ditësh.
Një nga të plagosurit, 46 vjeç, është dërguar në spital me autoambulancën e EKAV-së, i cili ka një plagë të rëndë me thikë në shpinë.
Për momentin situata në burgje është e qetë, megjithatë ndërhyrja e policisë është e pashmangshme për të gjurmuar armët e përdorura.
I plagosur mbeti z. Altin Vokrri, nga Gjakova.
I vdekur mbeti z. Alfons (Alfred) Ndoci.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments