top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BURGU FUSHË-KRUJË: QANI MUÇA NGA DIBRA BANUES NË TIRANË U GJET I VDEKUR | PO HETOHEN SHKAQET E VDEKJES: SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ INSPEKTORIT TË IMT-së ILIRJAN GAVELLI KUR PO I SHEMBNIN SHTËPINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19
  • 2 min read

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:

1- Z. Qani Muça, me moshë 57 vjeç, u gjet i vdekur brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë.

I ndjeri.
I ndjeri.

Ai ishte i arrestuar për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë.

2- Mbajtje pa leje e armëve”.

 

Ai shtiu me armë zjarri ndaj inspektorit të IMT-së, Ilirjan Gavelli, ndërsa ishte duke ndjekur veprimet për shembjen e shtëpisë së të ndjerit.

I ndjeri.
I ndjeri.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve | Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit.

 

Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

 

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht.

 

Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares.

 

Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

 

Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

 

I ndjeri, Qani Hamit Muça, i datëlindjes 02.07.1967, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë.

 

Ai ishte arrestuar më datë 12.08.2024 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” (nenet 79/a–22 dhe 278/1 të Kodit Penal).

 

Në IEVP Fushë-Krujë ishte transferuar më datë 28.09.2024 nga IEVP “Jordan Misja”.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page