top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”; TIRANË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: 3 FËMIJË TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


Për pasojë, tre të mitur mbetën të plagosur.


Njoftim | Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.


Si pasojë janë dëmtuar 3 të miturit, të ciët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.


Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page