BRUKSEL | RAPORTUESI I PARLAMENTIT EVROPIAN PËR SHQIPËRINË ANDREAS SHIEDER (SCHIEDER): LYPEN HETIME DHE DËNIME PENALE TË NIVELIT TË LARTË (PËR KRERËT E KORRUPTUAR TË SHTETIT SHQIPTAR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 26
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Shieder (Schieder), shprehu shqetësime të forta lidhur me situatën politike dhe të drejtave demokratike në Shqipëri.
Raporti i publikuar nga Parlamenti Europian, i hartuar nga z. Sheider (Schieder), përshkruan shqetësimin se pavarësisht se korniza ligjore për zgjedhjet është përgjithësisht e përshtatshme, polarizimi politik dhe retorika konfrontuese ndihmojnë në krijimin e një klime të tensionuar që sulmon kontrollin parlamentar dhe besimin te institucionet demokratike.
“Ka presion ndaj votuesve, ka polarizim. Javët e fundit është radikalizuar duke u përpjekur për të bërë protesta në rrugë.
Sa i takon korrupsionit, reforma po ecën.
Shqipëria ka bërë progres, por ka ende punë.
Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime, pasi ka çështja e korrupsionit ngelet problematike”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments