Londër, Britani e Madhe | British Airways ka pezulluar fluturimet e saj midis Londrës dhe Tel Avivit pas përshkallëzimit të armiqësive në Lindjen e Mesme.
“Ne kemi monitoruar vazhdimisht situatën në Lindjen e Mesme dhe kemi marrë vendimin operacional për të pezulluar fluturimet tona drejt dhe nga Tel Avivi deri dhe duke përfshirë të mërkurën e 28 gushtit 2024”, citohet të ketë thënë një zëdhënës për entin mediatik britanik Rojtari (The Guardian).
“Siguria është gjithmonë prioriteti ynë kryesor dhe ne po kontaktojmë klientët për t'i informuar ata për opsionet e tyre të udhëtimit”, tha zëdhënësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare