top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANIA E MADHE I SHPALLI LUFTË USHQIMIT TË PADËSHIRUAR FAST FOOD: NGA 1 TETORI 2025 PA REKLAMA DERI NË ORËN 21:00.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Goditja e reklamave të të ashtuquajturave ushqime të padëshiruara në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Nga data 1 tetor 2025, reklamat e këtij lloj produkti do të ndalohen para orës nëntë të mbrëmjes, për të mbrojtur mbi të gjitha fëmijët dhe të rinjtë, objektivi kryesor i ushqimeve, të cilat, sipas ankesave të mjekëve dhe organeve shëndetësore kërcënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe kontribuojnë në shumëfishimin e rasteve të obezitetit.

 

Obeziteti tek të rinjtë po rritet në Mbretërinë e bashkuar si në shumë vende të tjera perëndimore.

 

Dispozita, me shënimin e datës së hyrjes në fuqi brenda një viti, u zyrtarizua nga ekzekutivi i ri laburist në një dokument të dorëzuar dje në Dhomën e Komunave nga zëvendësministri i shëndetësisë, Endrju Gujn (Andrew Gwynne), dhe i cituar sot nga gazeta të ndryshme britanike.

 

Ministri Gujn (Gwynne) evokoi nevojën për të adresuar problemin pa vonesë të mëtejshme.

 

Kryqëzata kundër ushqimit të padëshiruar kishte filluar vitet e fundit veçanërisht nga qeveria konservatore e z. Boris Xhonsoun (Johnson), protagonist i një kthese të vetëdijshme shëndetësore dhe personale kundër mbipeshës pas shtrimit të tij dramatik në kujdesin intensiv për Covid në 2020.

 

Nën udhëheqjen e BoJo ishin futur disa masa kufizuese për promovimin dhe shitjen e “junk food” ose pijeve me hiper sheqer.

 

Ndalimi i reklamave deri në orën 21:00 u caktua fillimisht që në vitin 2021: një afat, megjithatë, më vonë u shty nga Parlamenti për të lejuar një tranzicion më gradual në industrinë e sektorit në fjalë.

 

Data e re e treguar tani nga Laburistët - të cilët kishin premtuar se do ta rimerrnin çështjen në manifestin zgjedhor të paraqitur përpara fitores në votime më 4 korrik 2024 - është përshëndetur nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik si një hap pozitiv drejt luftës kundër obezitetetit të fëmijërisë”, nënvizon BBC.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page